Sport Shqiptar

Daja: Sot kemi merituar gjithçka

Ballkani arriti të marrë fitoren e parë në Conference League, pasi mposhti Sivassporin me rezultat 3:4.

Lexo edhe:
Ballkani merr fitore dramatike në Turqi

Pas ndeshjes konferencë për media ka mbajtur trajneri, Ilir Daja.

Daja theksuar se Ballkani e ka merituar fitoren, pas një loje të hapur.

“Kemi merituar gjithçka sot, nuk ka diskutim. Kemi shënuar katër gola dhe lojtarët kanë treguar karakter. Sigurisht duhet të jemi me këmbë në tok sepse kemi bërë lojëra të mira, por rezultati ka qenë në ndeshjen e parë barazim dhe ndeshjen e dytë humbje. Nëse do të paraqitemi kështu, duke pasur edhe mbështetjen e tifozëve besoj që do bëjmë mirë edhe në ndeshjet e tjera. Ne asnjë herë që nga fillimi i eliminatoreve nuk kemi luajtur në mbrojtje, kemi bërë futboll të hapur”, tha Daja.

Ai shtoi se ndeshja ka qenë e vështirë për shkak të mungesave të shumta.

“Ishte një lojë e hapur nga të dyja ekipet. Jemi shumë të kënaqur nga kjo fitore. E kemi filluar ndeshjen me disavantazh që në minutën e parë dhe kjo është goditje psikologjike. Kemi shpenzuar shumë energji, sepse e kemi marr lojën në dorë për të përmbysur rezultatin. Ne sot kemi pasur pesë mungesa, katër prej të cilëve janë lojtarë të formacionit dhe është dashur të bëjmë ndryshime në disa vende, kjo na detyroi që nga ana taktike të kemi probleme”.

Me këtë fitore, Ballkani ngritet në pozitën e dytë në grup, me katër pikë po aq sa ka dhe Slavia Praga që është në vendin e parë, derisa Sivasspor është e treta me katër pikë po ashtu./Shqip.com

/Shqip.com