Sport Shqiptar

Ballkani merr fitore dramatike në Turqi

Ballkani ka arritur të marrë fitoren e parë në Conference League.

Pas 90 minutave dramatike skuadra nga Suhareka triumfoi me rezultat të ngushtë 3:4 përballë Sivasspor.

Vendasit e nisëm shumë më mirë ndeshjen, duke shënuar që në minutën e parë me anë të Fredrik Ulvestad.

Por, Ballkani pas një numri të madh të rasteve të shpërdoruara arriti ta rikthej rezultatin.

Kapiteni, Armend Thaqi shfrytëzoi një pasim të gabuar nga kundërshtarët, për të shënuar një supergol.

Arber Potoku, ia solli skuadrës kosovare fitoren, kur pas një depërtimi të Krasniqit Potoku gjeti golin nga afërsia.

Ballkani deri më tani ka një humbje e një barazim, të njëjtin rekord e ka edhe Sivasspor.

Edhe pjesa e dytë ishte mjaft interesante dhe me raste të shumta.

Në minutën e 66-t Meriton Korenica shënoi për ta dyfishuar epërsinë e mysafirëve.

Derisa Erdogan Yesilyurt e ngushtoi përsëri shifrat, për rezultatin 2:3.

Yesilyurt e shënoi edhe golin e barazimit në minutat e fundit kur u duk se ata do të merrnin një pikë.

Megjihatë vetë disa seconda pasi pësuan gol, Ballkani u hodh në sulm dhe gjeti golin e fitores me anë të Ermal Krasniqi,.

Tani Ballkani ngritët në pozitën e dytë në grup, me katër pikë po aq sa ka dhe Slavia Praga që është në vendin e parë.

Sivasspor është e treta me katër pikë po ashtu.

/Shqip.com