Rozë

Dafina Zeqiri reagon ndaj kritikave për bashkëpunimin me Kidën

Dafina dhe Kida para pak ditësh kanë sjellë projektin e ri muzikor “Luje belin”.

Pavarësisht se konsiderohen si dy artiste mjaft të forta të skenës muzikore, bashkëpunimi i tyre nuk u pëlqye fare nga fansat.

Ato në vazhdimësi kanë marrë kritika, ku së fundmi Dafina ka vendosur t’iu kundërpërgjigjet.

Përmes një video të shpërndarë në TikTok, këngëtarja shihet e pa shqetësuar rreth komenteve negative, teksa shkruan: “Është një këngë për të kërcyer, kërce e mos ta ndjenë”.

Theksojmë që ky nuk do të jetë projekti i fundit i Dafinës për këtë sezon, ajo tashmë ka lënë të kuptohet se është në përgatitje të këngëve të reja.

Mirëpo, përtej kritikave kënga e saj dhe Kidës ka mbledhur 4 milionë klikime./Shqip.com