Rozë

Dafina Zeqiri poston foto duke pirë marihuanë

Këngëtarja, Dafina Zeqiri,

Dje kudo në botë përdoruesit e marihuanës kanë festuar duke përdorur substanca narkotike të këtij lloji.

Ishin të shumtë ata që e uruan këtë festë përmes postimeve të ndryshme, ku nuk munguan as fytyra të njohura për publikun.

Madje, edhe këngëtarja shqiptare Dafina Zeqiri, postoi një foto duke konsumuar marihuanë për nder të kësaj feste.

“Foto e bukur@AriPlayboi #420, gëzuar 420! 💨” ishte mbishkrimi i këngëtares.

Dafina para pak ditësh publikoi projektin më të ri muzikor në bashkëpunim me rep-artistin Elinel dhe titullohet “Faj”. /Shqip.com