Rozë

Dafina “thumbon” me statusin e fundit

Këngëtarja, Dafina Zeqiri,

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri së fundi është duke e shijuar suksesin e albumit të saj më të ri të titulluar “Dafina Moj”.

Albumi përmban në vetë shumë bashkëpunime me emra të njohur të estradës shqiptare.

Së fundi Dafina ka postuar një fotografi në Instagram me një mbishkrim shumë interesante duke e përcjellë në formë të rimës.

“Kurrë nuk mundën me um bërë dëm, janë si alltia pa fishekë”, shkroi ajo duke mos dhënë asnjë detaj më shumë se për çfarë bëhet fjalë.

Nuk dihet nëse kjo frazë është pjesë e ndonjë projekti të ri apo është “diss” drejtuar dikujt.

Në anën tjetër, Dafina ka thënë se të gjitha të ardhurat nga albumi do të dhurohen për fëmijët me autizëm./SHQIP.com