Rozë

Dafina: Organizatorët e protestës na bërtitën duke thënë s’keni të drejtë me u afru dhe me u pa

Dje u organizua protestë për mbrojtjen e vajzave dhe ngrave nga dhuna patriarkale.

Protesat erdhi pas rastit të dhunimit të 11- vjeçares nga Prishtina e cila u dhunua nga pesë persona.

Përveç qytetarëve në protestë u panë edhe shumë fytyra publike, mes tyre edhe Dafina Zeqiri me ish-presidenten Atifete Jahjagën.

Po ashtu edhe ekipi i këngëtares “Moneyz” iu bashkua protestës.

Por në komente këngëtarja ka treguar se organizatorët e protestës diskriminuan atë dhe ekipin e saj, duke iu thënë se s’kanë të drejtë mu afru dhe me u pa.

“Një organizatë serioze është për gjithë popullin, për me u bashku me luftu për të drejtat tona, për atë arsye jemi mbledh të gjithë”, shkruan këngëtarja.

Përtej kësaj, këngëtarja është shprehur e lumtur me numrin e madh të protestuesve, duke dhënë dhe një mesazh.

“Protestat janë për të na bashkuar, e jo për të na ndarë”, shkruan Dafina.

Protestë e ngjashme sikur në Prishtinë dje u mbajt edhe në Tiranë e Shkup./Shqip.com