Curri: Jam i lumtur që jemi në finale
Publikuar:
(19.04.2023 17:59:01)

Prishtina ka mposhtur edhe në ndeshjen kthyesen Vushtrrinë, kësaj radhe me rezultat 6-0 për të kaluar në finale.
Edhe ndeshjen e parë të zhvilluar në Vushtrri, kryeqytetasit kishin fituar me rezultat 2-1.
Trajneri Debatik Curri pas ndeshjes ka thënë se nuk ka pritur fitore kaq të thellë të ekipit të tij, por ka shtuar se qasja e lojtarëve të Prishtinës ishte shumë serioze.
“Kam kërkuar të kemi një qasje serioze ndaj Vushtrrisë dhe lojtarët janë angazhuar prej fillimit të ndeshjes. Natyrisht, nuk kam pritur një fitore kaq të thellë por jam i lumtur që kemi kaluar në finale”, është shprehur Curri.
/Shqip.com