Rozë

Cozman nuk i ndahet të dashurës së re

Cozman me të dashuren Fjolla

Tashmë është konfirmuar nga reperi Cozman që është në një lidhje të re dashurie, shkruan SHQIP.

Ai përmes një fotografie që ka postuar në Instagram  duket mjaftë i lumtur në shoqërinë e vajzës që ka në krahë.

Ata së fundmi janë fotografuar teksa bënin pazar në një dyqan ushqimor, pasi që ata thuhet që tashmë janë edhe duke bashkëjetuar.

Kujtojmë që Cozmeni ka disa vite që është ndarë nga këngëtarja nga Maqedonia, Altuna Sejdiu.

Tuna tashmë ka dy djem me muzikantin, Patris Berisha.

Në anën tjetër, Cozman ka kohë të gjatë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor dhe nuk dihet a do të sjellë as për këtë sezon./SHQIP.com