COVID-19 po përhapet përsëri te skuadrat e Premierligës

Situata me COVID-19 është duke u përkeqësuar në Premierligë.
Disa ditë pasi ndeshja Tottenham-Brighton u shtye për shkak të numrit të madh të rasteve me COVID-19, ndërsa tashmë situata nuk është e mirë as te disa skuadra tjera.
Për shkak të numrit të madh të rasteve me pozitive me COVID-19 te skuadra e Watfordit – u shtye edhe ndeshja e tyre në udhëtim ndaj Brentfordit.
Skuadra e fundit, e cila është duke pasur probleme të tilla është Manchester United.
“Djajtë e Kuq”, të hënën kishin njoftuar se do e mbyllin për 24 orë qendrën stërvitore, derisa e gjithë skuadra të testohej përsëri dhe për të minizuar rrezikun.
Tashmë, në krye me Cristiano Ronaldon edhe 16-të futbollistë tjera janë rikthyer në stërvitje. Por, sipas raportimeve të mediave angleze janë gjithsej 19-të raste pozitve me COVID-19 te kjo skuadër (stafi, futbollistë).
Në raundin e fundit të testimit për koronavirus, 42 lojtarë dhe stafi i Premier League rezultuan pozitivë dhe është numri më i lartë i regjistruar në një periudhë shtatë ditore që nga fillimi i testimit në maj të vitit 2020.
Pas futjes së masva të reja anti-COVID në Angli për të kufizuar përhapjen e variantit Omicron, Premierliga u kumtoi klubeve me nëntë dhjetor që t’u kthehen masave emergjente, duke përfshirë mbatjen e distancës dhe vendosjen e maskave. /Shqip.com