Lajme

Çmimet e reja nga MINT: Benzina lirohet për 1 cent, nafta dhe gazi mbesin të njëjta

Ilustrim
Ilustrim

Çmimet e derivateve kanë nisur të shënojnë ulje.

Sipas njoftimit të fundit nga, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) çmimi maksimal i lejuar i naftës dhe gazit ka mbetur i njëjtë krahasuar një ditë më parë, kurse benzina është liruar për 1 cent.

Sipas njoftimit, çmimet e reja vlejnë për datën 7 korrik dhe janë valide për 24 orë.

Ditë më parë, Qeveria e Kosovës vendosi për vlerën se sa mund të fitojnë kompanitë e shitjes së derivateve. Fitimi është 12 centë për shitjet me pakicë, ndërsa 2 centë për shitjet me shumicë.

Çmimi tavan nga MINT

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës i kishte dërguar letër Qeverisë së Kosovës me anë të së cilës kërkojnë që marzha të caktohet duke u bazuar në nivelet e çmimeve aktuale.

Lexo edhe:
Berjani reagon pas vendimit të MINT-it: Çmimet e reja janë kalkuluar gabimisht

Kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjani, në një përgjigje për SHQIP.com kishte thënë se Qeveria ka gabuar në kalkulimin për caktimin e marzhës së fitimit /Shqip.com