Ekonomi

Berjani reagon pas vendimit të MINT-it: Çmimet e reja janë kalkuluar gabimisht

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka drejtuar kritika ndaj vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i cili përcakton çmimin e naftës dhe derivateve të tjera në treg.

Berjani tha se vendimi i Qeverisë karshi çmimeve të naftës duhet të respektohet, por se vlerëson se ka gabime në kalkulimin e këtyre çmimeve.

“Vendimi i Qeverisë duhet te respektohet dhe është duke u respektu,  por vendimi ka gabime në kalkulim te çmimit”.

Tutje, Berjani ka thënë se shpresojnë që ky gabim të përmirësohet në ditët në vijim.

“Shpresojmë se në ditët në vijim do te përmirësohet”, ka shkruar Berjani.

Vendimi i MINT-it rreth çmimve të derivateve të naftës

Theksojmë se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e derivateve të naftës.

Lexo edhe:
MINT publikon limitin e çmimit të naftës dhe benzinës për 24 orët e ardhshme

Sipas MINT, çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës është i përcaktuar përmes vendimit të miratuar në mbledhjen e Qeverisë.

“Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.85 eurocentë për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.74 eurocentë për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 eurocentë për litër”, thuhet në njoftimin e MINT.

Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 27 qershor prej orës 10:00 dhe janë valide vetëm për 24 orë.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) e cila e ka quajtur antikushtues vendimin e MINT-it.

Lexo edhe:
Aleanca Kosovare e Bizneseve e quan antikushtetues vendimin e MINT-it për çmimet e derivateve të naftës

AKB-ja pretendon se ndërhyrja e shtetit në konkurrencën e lirë është shkelje flagrante e të drejtës kushtetuese./Shqip.com