Art Jetese

Çka është dieta Nordike?

Shumë e ngjashme me dietën mesdhetare, dieta nordike fokusohet në ushqime të plota që zakonisht gjenden në rajonet nordike si Norvegjia, Danimarka dhe Islanda.

Ky regjim ushqimor është i përbërë kryesisht nga ushqime me bazë bimore, sezonale që janë të larta në proteina, karbohidrate komplekse dhe yndyrna të shëndetshme.

Këtu përfshihen frutat (veçanërisht manaferrat), perimet dhe ushqimet e detit.

Kjo dietë u krijua në vitin 2004 nga një grup nutricionistësh, shkencëtarësh dhe kuzhinierësh, për të trajtuar obezitetin dhe rregulluar tregun ushqimor në vendet nordike.

Dieta nordike i inkurajon njerëzit të konsumojnë më pak sheqer dhe dyfishin e sasisë së fibrave dhe ushqimeve të detit sesa dietat tradicionale perëndimore.

Përfitimet e dietës nordike

Duke u fokusuar në ngrënien e ushqimeve të plota si frutat dhe perimet, dieta nordike mund të ndikojë në shëndetin tuaj në një mënyrë pozitive. Këtu janë disa përfitime të mundshme:

Redukton inflamacionin.

Redukton rrezikun e diabetit të tipit 2, kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.

Ul kolesterolin.

Ul presionin e gjakut.

Promovon humbjen e peshës dhe ndihmon në ruajtjen e një peshe të shëndetshme.

Ushqimet që duhen konsumuar:

Dieta nordike ju inkurajon të hani shumë ushqime të plota, duke përfshirë:

Drithërat e plota, veçanërisht thekra, elbi dhe tërshëra.

Frutat, veçanërisht manaferrat.

Perimet, veçanërisht perimet me rrënjë si panxhari, rrepat dhe karotat.

Peshk yndyror si salmoni, toni, sardelet dhe skumbri.

Qumësht me pak yndyrë.

Bishtajoret.

Ju gjithashtu duhet të hani sa më poshtë në moderim:

Vezët.

Mish dreri ose lepuri.

Ushqimet që duhen shmangur

Ashtu si shumë dieta, dieta nordike ka një sërë ushqimesh për t’u shmangur ose për t’u shijuar rrallë.

Mishra të tjerë të kuq.

Pijet alkoolike.

Shmangni:

Ushqimet me sheqer të shtuar.

Mishrat e përpunuar si proshuta.

Ushqime me shumë kripë si mishi i drekës, makaronat e thata dhe buka.

Ushqimet e shpejta.

Pije të ëmbla.

/Shqip.com