Art Jetese

Cili është vaji më i shëndetshëm për kuzhinën tuaj?

A e dini se cili vaj është më i mirë për t’u përdorur? Jo të gjithë vajrat janë të njëjtë veçanërisht kur bëhet fjalë për skuqjen.

Shumë njerëz janë të bindur se vaji i lulediellit është zgjidhja më e mirë për të skuqur pasi në të kaluarën, shumë mendonin se vaji i lulediellit ishte opsioni i duhur për skuqje, pasi konsiderohej më i lehtë.

Por sipas hulumtimeve të fundit shkenca flet për një vaj tjetër i cili është shumë i shëndetshëm.

Testimi

Një studim i kryer nga ‘Journal of Agricultural and Food Chemistry’, revista shkencore e American Chemical Society, ka treguar se cili është vaji më i mirë për skuqje.

Hulumtimi, i titulluar ‘Monitorimi i karakteristikave të cilësisë dhe stabilitetit dhe përbërjeve të acideve yndyrore të vajrave të ullirit dhe farave të rafinuara gjatë tiganit të përsëritur dhe skuqjes së thellë’, u krye duke krahasuar katër lloje të vajrave bimore. Konkretisht u analizuan vajrat si vaji i ulliri, vaji sojës, vaji misrit dhe vaji luledielli.

Të katër llojet e vajit iu nënshtruan temperaturave jashtëzakonisht të larta, duke arritur 160°-180°C dhe më pas secili prej tyre u ripërdor rreth dhjetë herë.

Rezultati i këtij testi ishte se vaji më i mirë për skuqje ishte vaji i ullirit i vetmi nga katër të analizuarit që ishte në gjendje të ruante stabilitet te lartë dhe rezistencë të shkëlqyer ndaj temperaturave të larta, si dhe të shmangte oksidimin.

Rezultatet e vajrave të tjerë të analizuar në studim ishin jashtëzakonisht të ulëta. Ekspertët thanë se reagimi i llojeve të tjera të vajrave është i ndryshëm dhe pasi ngrohen vazhdimisht, mund të prodhojnë komponime që janë të dëmshme për shëndetin.

Këto komponime ulin ndjeshëm vlerën ushqyese të ushqimit. Nga vajrat e testuar, vaji i lulediellit doli të ishte më i keqi dhe më pak i përshtatshëm për skuqje.

Qëllimi i analizës së kryer nga “Journal of Agricultural and Food Chemistry” ishte të përcaktonte se cili vaj ishte në gjendje të ruante vetitë e tij të paprekura edhe pasi ishte ripërdorur në mënyrë të përsëritur në temperatura shumë të larta.

Vaji i ullirit është më i shëndetshmi

Vaji i ullirit është padyshim më i shëndetshëm se shumë vajra të tjerë që deri tani gabimisht i kemi supozuar si të përshtatshëm, siç është vaji i lulediellit.

Por pse vaji i ullirit është më i miri për ushqimin e skuqur të shëndetshëm?

Kjo për shkak se është një yndyrë bimore me një pikë djegie veçanërisht të lartë rreth 240°C, gjë që e bën atë të përshtatshëm për skuqje.

/Shqip.com