Chelsea nuk e do Ronaldon

Chelsea i ka dhënë fund interesimit për nënshkrimin e sulmuesit të Manchester United, Cristiano Ronaldo.
Reprezentuesi portugez, 37 vjeç, dëshiron të largohet nga klubi dhe është lidhur me një lëvizje në Stamford Bridge, shkruan BBC.
Por, pas nënshkrimit të ish-sulmuesit të Manchester City, Raheem Sterling të mërkurën, trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel tha se “përqendrimi i tij është te mbrojtja”.
Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka thënë gjithashtu se Ronaldo është “në planet tona” dhe “jo për shitje” .

Sulmuesi ende nuk i është bashkuar turneut parasezonal të Manchester United në Azi dhe Australi për shkak të asaj që Ten Hag i quajti “çështje personale”.
Kur BBC Sport e pyeti Tuchelin për interesimin për Ronaldon të mërkurën, ai tha:
“Karriera e Ronaldos flet vetë. E di që ka thashetheme, por nuk do të filloj të flas për lojtarët më të mirë të klubeve të tjera.”
Pronarët e rinj të Chelsea-t mendohet se janë të kënaqur me rekrutimin e reprezentuesit anglez Sterling dhe e konsiderojnë atë si një nënshkrim.
Sterling i është bashkuar skuadrës së Chelseat në Los Angeles për para-sezon./Shqip.com