Chelsea – në krizë të rezultateve pozitive

Vetëm shtatë pikë – në pesë ndeshje të zhvilluara.
Chelsea është në krizë të rezultateve pozitive.
Skuadra londinezë pësoi mbërë humbje 2-1 në udhëtim te Southamptoni – për ta dëshmuar edhe një herë që gjërët nuk po shkojnë sipas planeve të Thomas Tuchel.
Gjashtë gola të shënuara dhe tetë të pranuara – janë tregues që reparti i sulmit dhe i mbrojtjes nuk po funksionojnë.
Vendi i tetë në tabelë ëshët realiteti që po kalon.
Pesë herë kampioni i Premierligës – po synon që të përforcohet akoma në këtë merkato të verës – teksa synim kryesor mbetet Pierre Emerick Aubameyang.
Nëse, Auba nuk zbarkon në Londër – ky do të ishte një lajm i mirë për sulmuesin shqiptar – Armando Broja, i cili do të kishe minutazh më të madh.
Në ndeshjen e rradhës – Chelsea e pret West Hamin në shtëpi – të shtunën me fillim nga ora 18:00./Shqip.com