Art Jetese

Çfarë të hani kur niveli i sheqerit në gjak është shumë i ulët

Hipoglicemia quhet sëmundja që prek nivelin e sheqerit dhe glukozës në trup.

Konsiderohet si e kundërta e diabetit, pasi ul poshtë normave të lejuara nivelin e sheqerit në gjak.

Shfaqet kur këto nivele bien nën shifrën 70mg/dl dhe mund të kthehet në një rrezik të vërtetë për jetën.

Efektet anësore të kësaj sëmundje janë thuajse të menjëhershme, duke shkaktuar lodhje, dhimbje koke, marramendje apo rrahje të larta zemre.

Si shumë gjendje të trupit edhe kjo ndikohet ngushtë nga ushqimi i mirë ose jo dhe stili i jetesës.

Ndiqini më poshtë të gjitha këshillat për dietën perfekte kundër hipoglicemisë.

Mëngjesi

Gjatë natës, kur flini gjumë nivelet e sheqerit në gjak bien, për këtë arsye këshillohet që mëngjesi të konsumohet direkt pasi jeni zgjuar.

Në këtë mënyrë trupi do të marrë energjinë e nevojshme nga ushqimet, pa pasur nevojën që të shterojë të gjithë glukozën e mbetur, shkruan Agroweb.

Sigurisht duhet të filloni me ushqime të shëndetshme që përmbajnë shumë vitamina.

Dreka

Dreka këshillohet të jetë e lehtë, por e mbushur me proteina yndyra dhe karbohidrate të shëndetshme.

Fokusohuni tek mishi i pulës, sallata, patatet e ëmbla dhe perimet e ndryshme të stinës.

Karbohidrate të tjera mund të merrni nga buka, zgjidhni ato që përmbajnë shumë lloje drithërash në përbërjen e tyre.

Darka

Ndonëse vaktet e darkës mund të jenë tunduese për këdo, mjekët ju këshillojnë që edhe ato të jenë të lehta.

Në darkë zgjidhni karbohidrate dhe proteina që përfshijnë bishtajorët, sallatën, mishin e pulës apo orizin.

Nëse ndiheni të uritur, atëherë duhet të konsumoni një ushqim të pasur me glukozë siç janë petullat dhe frutat.

Të rrezikuar janë edhe personat që marrin kura të forta kundër diabetit, pasi ilaçet mund të prishin balancën e mirë të sheqerit në gjak.