Rozë

Çfarë po ndodhë mes Dafina Zeqirit e Era Istrefit?

Nuk janë të rralla rastet kur artistët shqiptar nuk kanë gjetë mirëkuptim me njëri-tjetrin.

Së fundmi është bërë viral sherri mes Dafina Zeqirit e Era Istrefit, jo për shkak të muzikës por për shkak të paraqitjes.

Dafina publikisht akuzoi Erën se i kopjoi vathët, e fansat e kësaj së fundit e akuzuan Daffyn se i ka kopjuar veshjen.

Akuzat për kopjim vazhduan pasi Dafina publikoi këngën e re me titull “Dhimbje, dhimbje” në klipin e të cilës shfaqet me një ‘body’ të gjelbër, e Era ishte shfaqur me të njëjtën veshje pak kohë më parë.

Dafina, në një postim tashmë të fshirë në Twitter, shkroi: “Vendos vathët e mi.”

Për Erën? Nuk e dimë, megjithatë, në një tjetër foto të postuar në Instagram Stories, ajo shkroi: “Një zog më pëshpëriti në vesh se ‘dikush’ po vendos vathët e mi të personalizuar.”

Po njerëzit çfarë thanë? Në përgjithësi kritikojnë Dafinën. “Mos u trego inatçore, secili ka suksesin e vet”; “Vajzë, rritu”; “Kam një aplikacion që të ndalon të postosh në rrjete sociale nëse je e dehur. Tallem, por ai aplikacioni do ishte nam”; “S’jam dakord të kapen për një palë vathë” etj., janë disa prej komenteve.

Era ka reaguar? Jo, fare. Madje postoi edhe posterin e një koncerti ku për ironi të fatit, ishte e ftuar bashkë me Dafinën.

Po Dafina e shpërndau posterin? Jo, i lajmëroi ndjekësit me një video.

Pas këtyre akuzave, ndjekësit e artisteve kanë vënë re se ato nuk ndiqen më në Instagram./Shqip.com