Rozë

Çfarë ndodhi poshtë jorganit mes Meritonit dhe Ilinisës?

Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli po vazhdojnë të jenë më të afërt se kurrë me njeri-tjetrin.

Raporti mes çiftit duket më i ngrohtë pas puthjes së parë në buzë, i shoqëruar me momente romantike dhe ngacmime.

I tillë ka qenë edhe përgjatë mbrëmjes së djeshme, teksa një diskutim për mënyrën se si banorët vijojnë sulmet ndaj dyshes ka përfunduar në shumë puthje dhe përqafime në shtrat poshtë jorganit.

“Për të arritur te unë kanë zvogëluar komplet imazhin tënd të një fëmije gati 5-vjeç që unë e marrë për dore dhe i them që është semafori i kuq, nuk kalohen vizat e bardha”, tha Ilnisa referuar diferencës së madhe në moshë që çifti ka.

/Shqip.com