Rozë

Çfarë e lidh Taynën me konkurrentin e Big Brother VIP?

Tayna

Granit Cana tashmë zyrtarisht është banori i “Big Brother Vip”.

Ai menjëherë ka filluar të bëhet pjesë e mediave, pavarësisht se dikur nuk njihej shumë, por tani ai ka fituar fansa të shumë, e kjo vërehet edhe në numrat e tij në Instagram.

Djaloshi nga Kosova është vëllai i moderatores së njohur kosovare, Genta Cana.

Graniti ka një miqësi të mirë edhe me këngëtaren shqiptare, Tayna dhe kjo u bë e ditur nga vet ajo.

Ai ishte protagonisti kryesor në videoklipin e këngës “Johnny” nga reperja Tayna, këngë kjo e lansuar muaj më parë.

Në këtë edicion të Big Brother, janë futur në shtëpi personazhe të njohur si aktorë, balerinë, këngëtarë dhe ish-futbollistë.

Ata do të qëndrojnë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke garuar për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh./SHQIP.com