Carabao Cup: Publikohen formacionet zyrtare të finales Manchester United – Newcastle
Publikuar:
(26.02.2023 16:36:35)

Në Wembley Stadium, Manchester Unitedi dhe Newcastle Unitedi zhvillojnë finalen e EFL Cup (të njohur si Carabao Cup).
Për të arritur në këtë fazë, Djajtë e Kuq në gjysmëfinale eliminuan Nottingham Forestin, derisa ‘Magpies’ u treguan më të fortë se Southamptoni.
Trajnerët Erik ten Hag dhe Eddie Howe i kanë bërë gatit taktikat e tyre për këtë përballje dhe i kanë zgjedhur lojtarët që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.
Manchester United: De Gea; Dalot, Varane, Martínez, Shaw; Casemiro, Fred; Antony, Bruno Fernandes, Rashford; Weghorst.
Newcastle United: Karius; Trippier, Schär, Botman, Burn; Longstaff, Guimaraes, Joelinton; Almirón, Wilson, Saint-Maximin.
/Shqip.com