Sport Shqiptar

Bytyqi nga Ballkani kalon te Prishtina

Skuadra nga kryeqyteti, Prishtina, ka zyrtarizuar një tjetër lojtarë për të përforcuar mbrojtjen.

Bëhet fjala për mbrojtësin e Ballkanit, Ramiz Bytyq, i cili me Prishtinën ka nënshkruar kontratë tre vjeçare.

“FC Prishtina dhe futbollisti Ramiz Bytyqi kanë arritur marrëveshje dhe nënshkruar kontratë për tre vjetët e ardhshëm. Bytyqi vjen nga skuadra e Ballkanit, ekip me të cilin është zhvilluar si lojtar, teksa për 13 vjet që nga grup-moshat e reja ka qenë pjesë e ekipit “portokalli”, thuhet në njoftim.

Mbrojtësi i majtë ka luajtur edhe më parë nën drejtimin e Ismet Munishit, kur ky i fundit kishte nën udhëheqje skuadrën nga Suhareka.

Bytyqi pas nënshkrimit tha se synimet e tij ishin të bënte maksimumin në çdo ndeshje.

“Të gjithë e dinë se Prishtina është̈ klub i madh dhe pas bisedës me trajnerin Ismet Munishi vendosa t’i bashkohem ekipit. Jam shumë i lumtur me këtë̈ fakt. Synimet personale janë që të kem paraqitje sa më të mira me ekipin dhe t’i arrijmë objektivat që i ka klubi”, tha ai.

Ai në të kaluarën ka qenë pjesë e reprezentacionit të Kosovës U-19 dhe U-21.

Pas largimeve të shumta Prishtina në 24 orët e fundit kanë transferuar kate lojtar, duke përfshirë edhe Bytyqin./Shqip.com