Bylbyl Sokoli: 10 trajnerë të Superligës e kanë CV-në më të mirë se selektori i Kosovës

Përfaqësusesja e Kosovës në futboll do të drejtohet nga Primoz Gliha, në dy ndeshjet e muajit nëntor.
Për këtë fakt, nuk është aspak i kënaqur, trajneri i njohur Bylbyl Sokoli, përcjell Shqip.com.
I ftuar në emisionin sporitv “Sporti Total” në KTV, ai ka thënë se në Superligë ka shumë trajner më të mirë se ai.
“Ju garantoj që 10 trajnerë të Superligës e kanë CV-në më të mirë se Gliha, i cili ka qenë trajner i Ligës së dytë. Është një shuplakë shumë e fortë ndaj trajnerëve të Kosovës. Pse mos ermërohet trajner Muharrem Sahiti, Genc Hoxha, që e kanë CV më të mirë”, ka thënë Sokoli.
Sokoli, tash e një kohë nuk është duke e menaxhuar asnjë ekip, ndërsa në të kaluarën ka udhëhequr skuadra të njohura si Prishtina, Gjilani, Ferizaj, Ballkani etj.
Sa i përket Dardanëve, fillimisht do përballen me Jordaninë me dhjetë nëntor, në një ndeshje miqësore.
Kurse, me 14 nëntor, e zhvillojnë ndeshjen e fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, kundër Greqisë – në Athinë.
Kosova gjendet në vendin e fundit në Grupin B, me vetëm katër pikë të grumbulluara, pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara./Shqip.com