Rozë

Buta shpreh keqardhje për familjen e Gazmend Hysenit, tregon vendimin e tij të fundit

Para një muaji vëllai i rep-arstistit Buta, vrau ish-mikun e tij Gazmend Hyseni, i njohur me nofkën “Strella”, për shkak të problemeve personale që kishin pasur ditë më herët.

Për këtë Buta do t’i anulojë të gjitha pjesëmarrjet e planifikuara në koncertet që pritej të mbaheshin.

Ai këtë  e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Instagram, ku thotë se si shenjë respekti ndaj familjes Hyseni, ai ka vendosur që t’i anulojë të gjitha koncertet deri në një datë të pacaktuar.

“Për shkak të rastit që ka ndodh, si shenjë respekti ndaj familjes Hyseni, kemi vendosë me i anulu të gjitha datat deri me një kohë të pacaktume”.

Gjithashtu, reperi për herë të parë ka thënë se familja e tij ndjen keqardhje për atë që ka ndodhur.