Bukuroshja nga Mali i Zi, e cila ishte në lidhje me Neymarin, po pret të bëhet nënë
Publikuar:
(23.01.2023 14:22:23)

Bukuroshja malazeze që është modele e ‘Playboy’-it, Soraja Vucelic, është në pritje të fëmijës së parë.
Soraja e cila është përfolur shumë për lidhjen romantike me futbollistin e Kombëtares së Brazilit dhe Paris Saint-Germain, Neymar, raportojnë mediat në Mal të Zi, shkruan Shqip.com.

Soraja është tërhequr prej kohësh nga publiku dhe jeton një mënyrë tjetër jetese.
Ajo është në pritje të një fëmije dhe i është përkushtuar plotësisht shtatzënisë.
Sapo mori vesh se do të bëhej nënë, ajo ka fikur rrjetet sociale dhe i është përkushtuar familjes.




/Shqip.com