Lajme

Britania e Madhe: Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës

Kosova duhet të lejohet të ecë përpara me anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Kështu ka thënë përfaqësuesi i Britanisë së Madhe, John Howell, në seancën e Asamblesë Parlamentare të kësaj organizate ndërkombëtare.

Në një debat të mbajtur me iniciativën e Britanisë së Madhe në selinë e Këshillit të Evropës, Hoëell kërkoi që çështja e anëtarësimit të Kosovës të ndahet nga progresi në dialogun e Kosovës me Serbinë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian (BE).

“Kosova nuk duhet të mbahet peng në raport me progresin në dialogun e udhëhequr nga BE-ja. Duhet të tregojmë se Këshilli i Evropës është i ndarë nga Bashkimi Evropian dhe se ka vlerat dhe parimet e veta mbi bazën e të cilave sillen vendimet”, tha Howell në fjalën e tij, raporton Radio Evropa e Lirë.

Kosova aplikoi në Këshillin e Evropës që afro tetë muaj por që nga ajo ditë nuk ka ndodhur asgjë.

Lexo edhe:
Abraham: 8 muaj më parë, Kosova aplikoi për anëtarësim në KE, që atëherë asgjë nuk ka ndodhur

Kështu kishte deklaruar deputeti gjerman, Knut Abraham përmes një postimi në Twitter.

“8 muaj më parë Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Që atëherë asgjë nuk ndodhi. Sot e pyeta Komitetin e Ministrave se kur më në fund planifikojnë ta referojnë kërkesën e Kosovës në Asamblenë Parlamentare për mendim”, kishte shkruar Abraham.

Lexo edhe:
Kosova e dorëzon aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Me 12 maj Kosova kishte aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Donika Gërvalla, zyrtarisht kishte dorëzuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

/Shqip.com