Lajme

Abraham: 8 muaj më parë, Kosova aplikoi për anëtarësim në KE, që atëherë asgjë nuk ka ndodhur

Deputeti gjerman Knut Abraham

Kosova aplikoi në Këshillin e Evropës që afro tetë muaj por që nga ajo ditë nuk ka ndodhur asgjë.

Kështu ka deklaruar deputeti gjerman, Knut Abraham përmes një postimi në Twitter.

“8 muaj më parë Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Që atëherë asgjë nuk ndodhi. Sot e pyeta Komitetin e Ministrave se kur më në fund planifikojnë ta referojnë kërkesën e Kosovës në Asamblenë Parlamentare për mendim”, ka shkruar Abraham.

Lexo edhe:
Kosova e dorëzon aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Me 12 maj Kosova kishte aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Donika Gërvalla, zyrtarisht kishte dorëzuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

/Shqip.com