Brighton eliminon Liverpoolin

Brightoni ka kaluar në 1/8 e finales së FA Cup, pasi eliminoi Liverpoolin me rezultat 2-1.
Pas gjysmë ore lojë, “The Reds” kaluan në epërsi me golin e Harvey Elliott, me një asistim të Mohamed Salah.
Por, vetëm pas nëntë minutash lojë, Pulëbardhat i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Lewis Dunk (39’), ndërsa Tariq Lamptey ishte asistuesi.
Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë, derisa në të dytën Brightoni shkaktoi befasi.
Edhe pse për shumicën e kohës në 45 minutat e dytë, dy skuadrat nuk arritën të krijonin raste serioze për të shënuar, vendasit shkaktuan befasi në sekondat e fundit.
Ishte minuta e 90+2-të e takimit, kur Estupinian asistoi te Kaoru Mitoma, që realizoi për 2-1, për të eliminuar skuadrën e Jurgen Kloppit nga FA Cup.
/Shqip.com