Lajme

Borrell: Të dalin para drejtësisë përgjegjësit për vrasjen në Deçan

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme, Josep Borrell, kërkuar që të dalin para drejtësisë përgjegjësit për sulmin e së premtes në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën të vdekur tre persona, transmeton Shqip.com.

Përmes një postimi në Twitter, Borrell e ngatërrroi lokacionin me  qytetin e Gjakovës, por që shprehu ngushëllime për familjet e viktimave.

Lexo edhe:
Policia për vrasjen në Deçan: Dyshohet se është kryer me kallashnikov

“I tmerruar nga sulmi i tmerrshëm në Gjakovë. Zemra ime shkon për viktimat dhe familjet e tyre. Përgjegjësit duhet të gjenden dhe të sillen para drejtësisë për këtë krim të tmerrshëm. Unë qëndroj me të gjithë kosovarët në këto momente të dhimbshme. Ne do të vazhdojmë të punojmë për pajtimin në Ballkanin Perëndimor”, shkroi ai.

Ndryshe, mbrëmjen e së premtes në fshatin Gllogjan të Deçanit , një person ka shtënë me armë zjarri drejt një autobusi, ku kanë mbetur të vdekur shoferi dhe dy nxënës, kurse një  tjetër është plagosur.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka njoftuar se dyshohet që vrasja është kryer me kallashnikov “AK-47”, teksa rasti është duke u hetuar si “vrasje e rëndë”./SHQIP.com