Lajme

Borrell: Kemi ofruar propozim për zgjidhjen e situatës në Kosovë

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Josep Borrell ka folur rreth takimit në Paris me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuqiq.

Para mbledhjes ku do të raportoj para ministrave të Bashkimit Evropian,. Borrell tha për media, se në takimet në Paris pati një propozim për Kurtin dhe Vuqiqin si zgjedhje për të dal nga kriza.

“Ne do të flasim për Ballkanin Perëndimor. Kosova dhe Serbia me kanë mbajtur të zënë. Këtë javë në Paris unë jam takuar me kryeministrin Kurti dhe Presidentin Vuçiq. Ne jemi të pakënaqur në prag të një krize tjetër. Na takon që të dalim me pikëpamjet e krizës dhe të dalim me një zgjidhje. Aty ne kemi dhënë një propozim, propozim ky që duhet parë si një zgjedhje e mirë e kësaj situate”, tha Borrell.

Tutje, Borrell tha se të dyja palët duhet t’i përmbushin zotimet e tyre në bazë të marrëveshjeve të arritura në të kaluarën.

“U bëj thirrje të dyja palëve që të përmbushin zotimet e tyre dhe të respektojnë angazhimet për zbatimin e marrëveshjeve të kaluara për të cilat kanë rënë dakord shumë vite më parë dhe jemi duke kërkuar një zgjidhje strukturore”.

Kujtojmë se situate në Kosovë është e tensionuar për shkak se serbët lokal dhe përfaqësuesit e tyre kanë dalur kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat.

Lista Serbe ka bojkotuar institucionet e Kosovës. Deputetet e saj tashmë kanë ofruar dorëheqjet e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Kryetaret e katër komunave në veri të Kosovës janë në mesin e të vetlarguarve.

Gjykata Themelore në Mitrovicë tashme ka mbetur vetëm me zyrtarë të komunitetit shqiptarë pas dorëheqjes së atyre serb.

Ndërsa Policët serbë në Policinë e Kosovës kanë zhveshur uniformat e tyre.

Serbët kanë thënë se kjo gjendje do të jetë kështu deri në shfuqizimin e vendimit për targa si dhe  të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

/Shqip.com