Lajme

Borrell: BE duhet ta mbajë Ballkanin në rrugën evropiane

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se Unioni duhet ta mbajë Ballkanin Perëndimor afër rrugës evropiane.

Sipas tij, BE është kombinimi më i mirë i lirive politike dhe progresit ekonomik si dhe i solidaritetit shoqëror.

“Ne nuk jemi të përsosur, por jemi më të mirët, prandaj duhet të vazhdojmë me të gjithë ata që e ndajnë vizionin tonë. Kjo do të thotë të ruajmë vëmendjen në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë ringjalljen e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës”, tha Borrell.

Këto komente spanjolli i bëri të shtunën gjatë një Forumi në Dubrovnik.

Ai ka folur edhe për betejën me Coronavirusin si dhe çështje tjera politike e ekonomike në të cilat implikohet Bashkimi Evropian. /Shqip.com