Lajme

Borrell: Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell

“Bashkimi Evropian nuk do të jetë i plotë pa Ballkanin Perëndimor”.

Kështu ka thënë përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, i cili shtoi se BE po ecën përpara drejt vendimeve strategjike dhe historike.

Këtë deklaratë e bëri në hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

“Sot ne po fillojmë më në fund një proces që ju keni punuar dhe keni pritur shumë për të, po lëmë kohë ndryshimesh të mëdha gjeopolitike, ndryshime tektonike. Ne po ecim përpara drejt vendimeve strategjike dhe historike, me keqardhje qëndrojmë në rrënjët e rritura të historisë dhe jemi siç thashë dëshmitarë të ndryshimeve në gjeostrategjike tonë dhe ju jeni pjesë e saj”, u shpreh shefi i diplomacisë evropiane.

Lexo edhe:
Osmani uron fqinjët për hapjen e negociatave, thirrje BE-së për liberalizimin e vizave për kosovarët

Tutje, Borrell tha se rruga e Maqedonisë së Veriut drejtë BE-së ka nisur që nga viti 2005.

Ndryshe, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se hapja e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në anëtarësimin në Bashkimin Evropian është një moment historik.

Sipas von der Leyen kjo arritje e tyre është si rezultat i punës së palodhur.

Lexo edhe:
Von der Leyen: Moment historik për Shqipërinë dhe Maqedonin e Veriut hapja e negociatave për anëtarësim në BE

Ndryshe, hapja e negociatave për Shkupin dhe Tiranën vjen pasi më 16 korrik, Kuvendi maqedonas miratoi një propozim francez që mundësoi heqjen e vetos së Bullgarisë për nisjen e bisedimeve me Shkupin./SHIP.com