Lajme

Von der Leyen: Moment historik për Shqipërinë dhe Maqedonin e Veriut hapja e negociatave për anëtarësim në BE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se hapja e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në anëtarësimin në Bashkimin Evropian është një moment historik.

Sipas von der Leyen kjo arritje e tyre është si rezultat i punës së palodhur.

“Sot, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut hapin negociatat e pranimit me BE. Ky moment historik është suksesi yt. Rezultati i punës suaj të palodhur”, shkroi von der Leyen në Twitter.

Tutje ajo tha se Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski kanë dëshmuar disa herë se janë miq të besueshëm

“Të dashur, Rama dhe Kovaçevski ju keni treguar durim, vizion dhe udhëheqje. Dhe ju e keni provuar herë pas here lidhjen tuaj me vlerat evropiane, si miq dhe partnerë të besueshëm. Do të fitojmë të gjithë, kur një ditë të ju mirëpresim në BE”

Po ashtu, ajo tha se Komisioni Evropian i ka mbështetur dhe do të vazhdoj të i mbështes këto dy vende deri në fund.

Lexo edhe:
Sot hapen negociatat, Rama: Shqipëria ulet në tryezën e madhe të Europës së bashkuar

19 korriku është një ditë historike për Shqipërinë që shënon nisjen e bisedimeve zyrtare në tryezë me Bashkimin Evropian.

Në lidhje më këtë tashmë ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka thënë se sot vendi shqiptar ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj.

“Mirëmëngjes  me kënaqësinë e me krenarinë që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit ’90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj’.

Ndryshe, Shqipëria mori statusin e vendit kandidat në qershorin e vitit 2014, në marsin e vitit 2020 Këshilli Evropian vendosi të hapë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe sot procesi i negociatave nis zyrtarisht me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare./Shqip.com