Rozë

Bora Zemani ‘rrëzon’ nga froni Luana Vjollcën

Luana dhe Bora

Preantuesja e njohur, Bora Zemani, tashmë është personazhi më i diskutuar në faqet rozë.

Kjo e fundit ka arritur që të ‘rrëzojë’ nga froni moderatoren Luana Vjollca.

Luana ka gjithsej në Instagram dy milionë ndjekës, por nuk ka shikueshmëri më shumë se sa Zemani me një milion.

Eksperti i marketingut dixhital, Arlind Zoto tha në një intervistë për “Ditë e Re” se momentalisht, mbretëresha e Instagramit është Bora Zemani, ndërsa Noizy është mbreti.

“Mbretëresha e Instagramit për momentin është Bora Zemani. Noizy është mbreti. Kanë shumë shikueshmëri, janë 2 me të fuqishmit në Instagram. Në 2022 nuk do jenë në fokus numri i likes (pëlqimeve) dhe numri i folloërsave por rëndësi ka engagments, angazhimi që kanë të tjerët në faqen tuaj”, tha Zoto.

Vjolla përndryshe ani pse aktive në rrjete sociale, nuk është e angazhuar me ndonjë emision./SHQIP.com