Rozë

Bora Zemani publikon video derisa bën ndërhyrje estetike

Bora Zemani

Prezantuesja e njohur, Bora Zemani, kohëve të fundit ka rezultuar të jetë më e komentuara në faqet rozë.

Ajo shpesh mundohet që të qëndrojë afër ndjekësve, duke publikuar kështu informacione në rrjete sociale, sa i përket jetës dhe karrierës profesionale.

Pasi paraqitet çdo ditë në televizion, Bora padyshim që një kujdes të madh ia kushton edhe paraqitjes së saj.

Në një video të publikuar në Instagram, bukuroshja shihet duke iu nënshtruar ndërhyrjeve estetike.

Bukuroshja zgjodhi që të korrigjojë mollëzat, derisa për fansat vendosi të ndajë procedurën e një ndërhyrjeje të tillë.

Zemani përndryshe komentohet për operacionet që ka pasur në fytyrën e saj ndër vite./SHQIP.com