Rozë

Bora Zemani me këtë veprim tregoi ‘inatin’ që ka ndaj Monika Lubonjës

Ditë më parë pjesë e Për’puthen u bë edhe Monika Lubonja.

Aktorja dhe ish-banorja e BBV, ishte në rolin e opinionistes, ku pjesëmmarrja e saj u komentua mjaft shumë për shkak të raportit me Borën, e në anën tjetër edhe me Donaldin e Trixën.

Teksa në përballjen e tyre nuk munguan “thumbat”, mund të thuhet se nuk pati ndonjë situatë të papritur.

Por si qëndron raporti aktual mes Monikës dhe Borës pas “përballjes”?

Në një vështrim në profilet e tyre në Instagram u vu re se Monika, megjithëse një mike e ngushtë e Beatrix Ramosajt, e ndjek edhe Bora Zemanin.

Por të njëjtën gjë nuk e bën Bora. Emri i Monika Lubonjës nuk është në listën e personave që ndjekë moderatorja.

Monika në anën tjetër ka raporte mjaft të mira me Trixën, ku kanë pas takime pas përfundimit të BBV./Shqip.com