Rozë

Bora Zemani i kthehet ‘ashpër’ fansit që i tha: “S’kam bërë botox thotë budallaçka”

Bora Zemani

Bora Zemani është moderatorja që pëlqehet në masë të madhe për stilin që ka.

Ajo mundohet që të kurojë secilin për detaj në paraqitjen e saj, duke munduar që të duket përherë atraktive.

Ndërkaq, ajo së fundmi ka publikuar një video, teksa shihet duke bërë ndërhyrje estetike.

Për një gjë të tillë ka reaguar një komentuar, së cilit Bora nuk e la pa i komentuar.

“S’kam bërë botox thotë budallaçka. Ti jo vetëm që ke bërë botox por edhe hilauronic e ke mbushur fytyrën gjithandej”- ka komentuar një ndjekëse.

Tutje Zemani u përgjigj: “Në fakt jo e dashur nuk kam bërë dhe nuk do e kisha problem ta thoja pasi nuk jam kundër. Nuk të bën budallaçkë botox-i. Ditë të mbarë”.

Bora përndryshe më parë është komentuar shumë për ndërhyrjet që aludohet se ka bërë./SHQIP.com