Rozë

Bora dhe Atdheu largojnë njëri-tjetrin nga Instagrami

Atdhe Xheravina dhe Bora Zemani

Ka kohë që moderatorja, Bora Zemani dhe Atdhe Xheravina janë përfolur për një lidhje dashurie.

Edhe pse nuk kanë konfirmuar asnjëherë, Bora ka mohuar që është në lidhje me këtë të fundit.

E një gjë të tillë tashmë e kanë bërë të dy me veprimin e fundit, pasi që  ata kanë hequr njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.

Nuk dihet se cila ishte arsyeja e këtij veprimi, apo thjeshtë kanë dashur t’i japin fund thashethemeve njëherë e mirë.

Në anën tjetër, Bora të dielën ka reaguar edhe për marrëdhënien e ish-të dashurit Donald Veshaj me shoqen e saj, Semin në Big Brother VIP.

Moderatorja ka shkruar se asgjë më shumë se miqësi mes tyre nuk ka dhe se asnjëri nga ta nuk do provonte diçka më shumë.

“Kjo eksperiencë nuk më takon mua, por Semit dhe Donaldit dhe ata janë të lirë  ta shfrytëzojnë si të duan. Di të them që ata kanë pasur një marrëdhënie shumë të mirë edhe jashtë prej meje. Nuk dyshojë në asnjë moment që Semi mund të këtë pëlqim për Donaldin”, ka shkruar ajo.

Bora dhe Donaldi kanë qenë në lidhje dashurie për tri vite./SHQIP.com