Blerand Stavileci zgjidhet kryetar i KB Prishtinës edhe për 4 vite
Publikuar:
(22.06.2023 23:00:45)

Sonte u mbajt Kuvendi i Punës dhe Zgjedhor i Klubit të Basketbollit Sigal Prishtina.
Blerand Stavileci, deri më sot si Ushtrues Detyre i Kryetarit, me të gjitha votat e kuvendarëve unanimisht u zgjodh Kryetar i KB Sigal Prishtina me mandat të plotë.
Për katër vitet e ardhshme, Stavileci do të jetë kryetar i klubit nga kryeqyteti.
Poashtu u zgjodh Bordi i ri Drejtues i Klubit, me 12 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi.
/Shqip.com