Rozë

Big Mama përlotet nga letra që i dërgoi miku me Sindrom Down

Big Mama

Këngëtarja e njohur, Big Mama, ka dëshmuar për të disatën herë se ka zemër të madhe.

Ajo gjatë qëndrimit në Big Brother Vip ka treguar se ka një mik të ngushtë, Andin, i cili është me Sindrom Down.

Ky i fundit e përcjell shpesh në mbrëmjet muzikore që artistja ka, derisa dëshiron që të bëhet edhe DJ.

Ndërkaq, sonte ajo është surprizuar nga një letër nga prindërit e tij, derisa thonë se Andit po i mungon shumë Big-u.

Artistja nuk mundi t’i përmbante lotët, pasi u emocionua nga letra që i është drejtuar./SHQIP.com