Bie çmimi i naftës në botë, në Kosovë vazhdon të shtrenjtohet
Çmimi i naftës ka pësuar ulje në bursa ndërkombëtarë krahasuar me ditë më parë.
Sipas Oil Price, nga të dhënat e ditës së djeshme një barrel naftë e papërpunuar po tregtohet me 116 dollarë nga 118 dollarë që ishte një ditë më parë.
Po ashtu, nafta WTI po tregtohet me 112 dollarë kundrejt 115 dollarë për barrel.
Miëpo, një gjë e tillë nuk është duke ndodhur edhe në Kosovë- përkundrazi çmimi i naftës vetëm është duke u rritur.
Çmimi aktual në disa karburante është 1 euro e 90 cent nga 1.86 sa ishte ditë më parë.
Ndryshe, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani ditë më parë ka thënë se shoqata nuk ka kërkuar heqje të akcizës.
Ndërsa shton se shtrenjtimi i çmimit të naftës po shfrytëzohet nga partitë politike për të përfituar poena politike.
“Unë si kryetar i shoqatës asnjëherë nuk kam kërkuar heqjen e akcizës qysh prej se kanë qenë Qeveri të ndryshme dhe tash që është Albin Kurti. Kjo Qeveri është duke u përballur një kohë të gjatë me rritje ekstreme të derivateve në Berzë. Këtë situatë janë duke e shfrytëzuar edhe partitë politike për poena politike. Ne nuk mund të garojmë me shtetet evropiane dhe dihet se Kosova ka një buxhet 2.7 miliardë euro”, ka thënë Berjani.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar ndërhyrje në rregullimin e çmimit të dërivatëvë./SHQIP.com