Rozë

Bes Kallaku me gjest human, befason fansin që ka tumor në tru

Bes Kallaku

Aktori i njohur shqiptar, Bes Kallaku, ka marrë vëmendje të madhe me gjestin e fundit që ka bërë.

Ai ka vendosur që ta befasojë një fans të tij në spital, i cili është diagnostikuar me tumor.

Kristi Saka është 12 vjeçari, që për vite të tëra kishte ëndërruar që ta takonte aktorin, derisa gjithçka iu bë realitet.

Pamje nga takimi i tyre i ka publikuar Kallaku në një postim në rrjetin social Instagram, teksa ka kërkuar edhe për ndihmë, pasi familja e Kristit është në gjendje të rëndë ekonomike.

“Në gjendje të rëndë ekonomike, me baba të paralizuar, e një nënë që shpreson tek ndihma jonë, ju bëj thirrje të kontribuoni të gjithë sipas mundësive”, ka shkruar ai në përshkrim.

Një video e tillë emocionoi ndjekësit e aktorit, pasi Saka filloi edhe të qante kur pa të preferuarin e tij./SHQIP.com