Ekonomi

Aleanca Kosovare e Bizneseve e quan antikushtetues vendimin e MINT-it për çmimet e derivateve të naftës

Ilustrim
Ilustrim

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) e ka quajtur antikushtues vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i cili përcakton çmimin e naftës dhe derivateve të tjera në treg.

AKB-ja pretendon se ndërhyrja e shtetit në konkurrencën e lirë është shkelje flagrante e të drejtës kushtetuese.

Sipas tyre, me vendimin e fundit të Qeverisë, buxheti i shtetit do të ketë 10% më pak tatim në fitim.

“Ky udhëzim administrativ nuk është detyrues derisa është Antikushtetues, me këtë udhëzim ngriten shumë çështje që kanë të bëjnë me shitjen e derivateve në Kosovë. Së pari Buxheti i Shtetit humb 10% më pak tatim në fitim e që kjo tashmë do të tatohet në shtet tjera eksportuese duke e mshef marzhën e fitimit përmes rabatit, së dyti lind ideja e sektorit të naftarëve se a duhet të respektohet ky udhëzim antikushtetues dhe së treti Qeveria me këtë hap jo bashkëpunues me komunitetin e biznesit të këtij sektori i rebelon naftarët duke bërë hapa gjithëmonë në dëm të shtetit dhe konsumatorëve dhe vetvetes duke i bojkotuar importet, se a do të respektohet ky vendim apo jo mbetet të shihet në ditët në vijim pasi që ky vendim do të shkoj në instanca gjygjësore për interpretim dhe vendim final”, thuhet në njoftim.

MINT, Nafta

Aleanca Kosovare e Bizneseve kanë paralajmëruar edhe mundësinë që vendimin e qeverisë ta dërgojnë edhe në instanca gjyqësore.

Lexo edhe:
MINT publikon limitin e çmimit të naftës dhe benzinës për 24 orët e ardhshme

“AKB gjithashtu i njofton Bizneset që secili vendim me shkelje kushtetuese ligjore dhe procedurale nuk i obligon ta respektojnë, por mund ta adresojnë në Gjykatë për interpretim. Gjithashtu i bëjmë thirrje MINT dhe Qeverisë mos t’i penalizoj Bizneset, deri në sqarimin përfundimtarë nga Gjykata”.

Përmes reagimit, AKB i kërkon Qeverisë rishikimin e këtij Udhëzimi Administrativ dhe të merr një vendim tjetër të heqjes së akcizës në derivate dhe të përcakton limitin e marzhës në bashkëpunim me komunitetin e bizneset.

“AKB i kërkon Qeverisë rishikimin e këtij Udhëzimi Administrativ dhe të merr një vendim tjetër të heqjes së akcizës në derivate dhe të përcakton limitin e marzhës në bashkëpunim me komunitetin e bizneset”.

Theksojmë se udhëzimi i cili mbetet në fuqi për 30 ditë, rendit edhe masat tjera mbrojtëse si detyrimet për ministrinë  përgjegjëse që merret me tregun e naftës, subjektet, shitësit dhe institucionet tjera të cilat janë përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të këtij vendimi./Shqip.com