Lajme

MINT publikon limitin e çmimit të naftës dhe benzinës për 24 orët e ardhshme

MINT, Nafta

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e derivateve të naftës.

Sipas MINT, çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës është i përcaktuar përmes vendimit të miratuar në mbledhjen e Qeverisë.

“Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.85 eurocentë për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.74 eurocentë për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 eurocentë për litër”, thuhet në njoftimin e MINT.

Vendimi i MINT-it

Siç njofton MINT, çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 27 qershor prej orës 10:00 dhe janë valide vetëm për 24 orë.

Lexo edhe:
Miratohet udhëzimi për rregullimin e çmimeve të naftës, Hajdari: Ka mospërputhje me çmimet botërore

Vendimi është marrë “bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, njofton ministria.

Theksojmë se çmimi i naftës në vend kishte arritur deri në 1.90 centë.

Ditë më parë, Qeveria e Kosovës ka bërë publik vendimin për përcaktimin e çmimit të derivateve.

Në nenin 4- të të këtij udhëzimi administrative thuhet se çmimi për marzhën tregtare maksimale për litër të produktit të naftës shitur me shumicë është 2 centë, kurse për litër të produktit të shitur me pakicë është 12 centë./Shqip.com

Lexo edhe:
DOKUMENT: Pas vendimit të Qeverisë, tregtarët shesin naftën me fitim maksimal 2 centë, kurse ata me pakicë me fitim 12 centë