Rozë

Beniada Nishani pozon në bikini: Kudo që të shkojmë do jetë parajsë

Modelja shqiptare që kur u bë pjesë e formatit Bir Brother Vip është shndërruar në një nga emrat më të dashur në showbiz.

Ajo vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale ku poston foto e video të ndryshme.

Gjatë të hënës, biondja e bukur i ka shpërndarë disa fotografi në Instagram, ku ndiqet nga më shumë se 410 mijë fansa.

Modelja ka pozuar nga plazhi e veshur me bikini duke treguar linjat trupore, teksa ka vënë në plan të parë pjesën e pasme të trupit.

Për të përshkruar këto imazhe, bukuroshja ka zgjedhur thënien: “Kudo që të shkojmë, do të jetë parajsë”.

Kujtojmë që Beniada arriti deri në finale të spektaklit televiziv, ‘Big Brother VIP’ dhe mes tjerash veçohej edhe për dukjen e saj. /Shqip.com