Sport Ndërkombëtar

Bellerin kërkon rikthimin në Betis

Hector Bellerin

Agjenti i Hector Bellerin ndodhet në Londër për të negociuar përfundimin e kontratës që lidh anësorin me Arsenalin edhe për një vit.

Edhe pse për momentin nuk ka marrëveshje, ideja është që çështja të mbyllet këtë javë, sipas Marcas.

Katalanasi i tha lamtumirë Beticismos publikisht më 23 maj dhe nuk është sekret se ai dëshiron të rikthehet në skuadrën e Verdiblanco.

Vetë futbollisti e ka deklaruar dëshirën për tu rikthyer dhe nga dhoma e zhveshjes së Betisit ka shumë syresh.

Bellerin luajti 32 ndeshje me ekipin Trece Barras, 23 në Ligë, pesë në Kupën e Mbretit dhe katër në Ligën e Evropës.

Ai dha pesë asistime dhe preku medaljen e argjendtë me arritjen e titullit të kupës në finalen kundër Valencias .

Bellerin ka një kontratë të vlefshme dhe për momentin largimet që kanë ndodhur te Arsenali këtë verë kanë qenë në formë transferimi.

Betis shpreson që situata të zgjidhet sa më shpejt duke tentuar t’i hapë vend në kufirin e pagës./Shqip.com