Rozë

Behgjet Pacolli tregon se si po komentohet veshja e Ronelës në Zvicër, Itali e Francë

Ronela Hajati është përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurovision Song Contest 2022”, e cila fatkeqësisht nuk arriti të kualifikohet në finale.

“Sekret” mban këngën titulli i këngës së Ronelës ku në gjysëmfinale nuk u vlerësua siç pritej.

Pati reagime të shumta në rrjetet sociale, disa duke e kritikuar këngëtaren e disa duke e mbështetur.

Mbi të gjitha u komentua veshja e Ronelës e cila nuk u pa e përshtatshme për këtë event.

Lidhur me këtë ka folur edhe ish presidenti dhe ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Sipas Pacollit, mos kualifikimi i Ronela Hajatit po komentohet si e padrejtë në Zvicër, Itali e Francë, por sipas tij ata po vlerësojnë se ishte veshja arsyeja që këngëtarja u skualifikua.

“Ronela Hajati nuk u kualifikua në finalen e madhe të Song Contest të Eurovizionit 2022 për shkak të veshjes me të cilën hyri në garë. Mbrëmë, por edhe sonte në debate të ndryshme, këtu në Itali, Francë e Zvicër vlerësojnë shumë muzikën, tekstin dhe performancën e Ronelës dhe u vjen keq për s’kualifikimin e saj, por, thuajse të gjithë tallën e qeshin me mënyrën banale e vulgare se si ajo ishte veshur. Ata thonë se ajo u s’kualifikua për këtë arsye”, ka shkruar Pacolli.

Përndryshe, më 14 maj do të mbahet finalja e Eurovision në Torino të Italisë. /Shqip.com