Rozë

Bëhet publike çmimi i madh që do të marrë fituesi i Big Brother VIP Kosova

Ka një muaj që kur është lajmëruar formati i Big Brother Vip Kosova.

Derisa sot është bërë publike çmimi i madh që do e marrë fituesi i këtij edicioni.

Lajmin e ka zbuluar prezantuesi i këtij spektakli Alaudin Hamiti, përmes një stories në Instagram.

Ai që do të dalë fitues nga Big Brother VIP Kosova, do të marrë plot 200 mijë euro.

Puna ka nisur si në aspektin teknik ashtu edhe në atë përmbajtësor dhe premiera e parë e spektaklit do të jetë në vjeshtë./Shqip.com