Rozë

Befason banorja e ‘Big Brother’ thotë se për 100 mijë euro do të ecte nudo nëpër Tiranë

Big Brother VIP

Teksa mbrëmë po darkonin banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri filluan edhe diskutimet në mes tyre.

Ata derisa flisnin u befasuan nga deklarata e Beniadës drejtuar banorëve.

Ajo ka treguar se për të përfituar shifrën e 100.000 eurosh është në gjendje të shëtisë nudo nëpër qytetin e Tiranës.‘

‘’Çfarë do bëje për 200.000 euro?”,- e pyeti Donaldi-Beniadën.

‘’Për 200.000 euro?? Unë kam bërë gjithë ato gjëra edhe për më pak se sa kaq. Unë për 100.000 euro mund të dal nudo të shëtis nëpër Tiranë’’,- u përgjigj Beniada.

Kjo deklaratë u prit sa me habi aq edhe me humor nga banorë prezent të cilët fillimisht mbetën të shokuar nga deklaratë e saj.

Në anën tjetër, mbrëmë banorët kanë mbajtur një dasmë tradicionale me zakone të Shqipërisë së Veriut.

Kjo pasi që “Vëllai i Madh” u ka kërkuar atyre që të përgatiten për një mbrëmje të këndshme.

Ata kanë zgjedhur “nusen” dhe “dhëndëri” të cilët ishin këngëtari – Arditi dhe modelja – Beniada, ku edhe shkëmbyen një puthje në buzë./SHQIP.com