Rozë

Bebe Rexha po sjellë këngën e parë në gjuhën shqipe

Bebe Rexha

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Bebe Rexha ka suprizuar të gjithë shqiptarët me projektin e saj të ri që pritet të publikojë.  

Bebe Rexha sapo na ka zbuluar se ka gati një këngë në gjuhën shqipe.

”Të dua”, titullohet projekti i artistes shqiptare me famë botërore e cila kujton në çdo moment prejardhjen e saj.

Bebe ka zbuluar një fragment nga projekti i saj me Dj Gimi, i cili flet për një histori dashurie.

”A e di sa shumë të dua”, dëgjohet të thotë Bebe në gjuhën shqipe.

Ajo nuk e ka bërë me dije se kur do e publikojë këngën.

/Shqip.com