Rozë Ndërkombëtar

Bebe Rexha e shqetësuar për fansat e saj në Ukrainë: Ju përcjell lutjet e mia

Bebe Rexha ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në “Twiter”.

Ajo u dha mundësinë atyre t’i parashtrojnë pyetje të ndryshme, teksa nuk munguan as nga ndjekësit e saj nga Ukraina.

“Përshëndetje nga Ukraina”, shkroi ndjekësi në statusin e Bebe Rexhës.

Nuk mungoi as replika e këngëtares, Rexha iu përgjigj duke i shkruar “A jeni në rregull?”.

Tutje, ajo ka marë një tjetër replikë nga fansi në fjalë, i cili i ka shkruar: “Këtu në rajonin tim është më e qetë se në pjesët e tjera të vendit, por ka alarme ajri gjatë gjithë kohës, kohët e fundit ka pasur disa bombardime aty pranë”.

E shqetësuar për gjendjen, 32-vjeçarja e rishpërndau më pas të njëjtin status duke shkruar: “Ju përcjell dashurinë dhe shpresën dhe lutjet e mia. Gëzohem që ju jeni mirë”.

Përndryshe, Ukraina po përballet me agresionin rus tash e gati dy muaj./Shqip.com